Ushtria e ShBA-së thotë se rrëzoi dronin e armatosur mbi bazën në Irak NULL NULL 10.01.2024 22:19 10.01.2024 22:19 Ushtria e Shteteve të Bashkuara thotë se ka rrëzuar një dron të armatosur mbi një aeroport në Erbil në Irakun verior ku janë vendosur forcat amerikane. Deklarata nuk përmend nëse sulmi shkaktoi dëme apo viktima, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova. Rezistenca Islamike e lidhur me Iranin në Irak lëshoi një deklaratë duke pretenduar meritën për sulmin në bazën amerikane. Incidenti vjen pasi tensionet në të gjithë rajonin janë përkeqësuar nga fushata e Izraelit në Gaza, të cilën ShBA-ja e ka mbështetur.