Ushtria e lirisë e nderon komandantin e luftës (VIDEO) NULL NULL 05.03.2025 20:19 05.03.2025 20:19 Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të mërkurën mbajtën ceremoninë kushtuar Epopesë së UÇK-së në kazermën, “Adem Jashari”. Për gatishmërinë e tyre ushtarake, iu raportua komandantes supreme e cila është njëherazi presidente e Kosovës. Pasi Vjosa Osmani përshkoi rreth e përqark zonën, iu bashkua edhe kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, kryekuvendari Glauk Konjufca e Rifat Jashari, kryefamiljari i Jasharëve. Të pestit bashkë vazhduan rrugën për homazhe tek obelisku i ndërtuar tek kazerma. Kronikën e plotë e gjeni në vijim: