Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ushtria e Izraelit thotë se ka vrarë një komandant të Hezbollahut

NULL NULL
06.10.2024 13:43
Ushtria e Izraelit
Ushtria e Izraelit.Foto: Arkiv

Ushtria izraelite tha se forcat ajrore të saj kanë vrarë një komandant të Hezbollahut – Khader Ali Tawil.

Në deklaratë thuhet se Khader kishte punuar me dy të tjerë, Muhammad Haidar dhe Hassan Nathir al-Ra’ini, të cilët u vranë në fillim të javës.

Ushtria izraelite thotë se të tre ishin përgjegjës për një raketë antitank që goditi qytetin Kfar Yuval në kufirin verior të Izraelit në janar, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Sulmi rezultoi në vdekjen e Barak Ayalonit, i cili ishte pjesë e skuadrës së reagimit të urgjencës të qytetit, dhe nënës së tij 76-vjeçare.

Hezbollahu nuk e ka komentuar deklaratën e ushtrisë izraelite që nga postimi i saj këtë mëngjes, transmeton Klankosova.tv

lajme të ngjashme