Ushtria amerikane me tank dron NULL NULL 20.05.2015 13:41 20.05.2015 13:41 Avancimeve teknologjike të Ushtrisë Amerikane i është shtuar edhe tanku dron. Ushtria amerikane ka krijuar një tank të teknologjisë së lartë që komandohet nga larg. “Tanku dron” mund të ndryshojë armët me një prekje të butonit. Komandantët e ushtrisë shprehen se ky tank një ditë do të mbrojë trupat amerikane në betejë. Mjeti është testuar në SHBA dhe është në gjendje të ecë deri në 1 km duke shmangur lloje të ndryshme të formacioneve. Gjatë provave, tanku Ripsaw është ndjekur nga një mjet M113. Ky mjet drejtohet nga një ushtar dhe qëndron rreth 1 km larg tankut. Ushtari kontrollon tankun dhe armët e tij nëpërmjet internetit me valë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.