Ushtari amerikan i thotë Rakiqit: S’lejojmë të përsëritet situata e të hënës (VIDEO) NULL NULL 31.05.2023 15:54 31.05.2023 15:54 Eprori i ushtarëve amerikanë të cilët janë të vendosur pranë ndërtesës së Komunës së Zveçanit, ka kërkuar nga kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, që të premtojë se nuk do të përsëritet situata e të hënës. Sipas tij, të hënën, ushtarët e KFOR-it kanë larguar plumba nga jelekët të cilët janë shkrepur nga armë të cilat, ai thotë se nuk janë të KFOR-it, raporton Klankosova.tv. Gazetari i Klan Kosova, Haris Ademi i cili po raporton nga vendi i ngjarjes, ka thënë se ushtari amerikan i ka thënë Rakiqit që nëse ato grupe të dhunshme janë palë të treta, ato nuk duhet të lejohen që të bashkohen me protestuesit. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025