Ushtarë të FSK-së dhe FASh-it kryejnë stërvitje komplekse në kushte të vështira moti dhe terreni NULL NULL 29.12.2024 13:36 29.12.2024 13:36 Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses një stërvitje komplekse në kushte të vështira moti dhe terreni, nga ushtarë të FASh-it dhe të FSK-së. Në njoftimin e lëshuar thuhet se është dëshmuar fryma e bashkëpunimit dhe profesionalizmit. “Kursantët treguan përkushtim dhe aftësi të larta operacionale, duke përmbushur me sukses detyrat speciale të kërkuara nga misioni i Batalionit Komando”. “Krenarë për të gjithë ata që sfidojnë kufijtë për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e vendit!”, thuhet në njoftimin e ministrisë Stërvitja përfshiu: Testimin e kapaciteteve dislokuese dhe aftësive fizike e psikologjike. Marshim 42 km me pajisje, kalim i vijës së frontit, zbulim dhe goditje objektivi, mbijetesa dhe rikthimi në zonën e sigurt. /Klankosova.tv