Ushtarakët shqiptarë trajnohen në Qendrën Ndërkombëtare për Kërkim Shpëtim të FSK-së (FOTO) NULL NULL 02.10.2022 18:57 02.10.2022 18:57 Ushtarakët e Ushtrisë së Shqiptare i kanë nisur stërvitjet e tyre në Qendrën Ndërkombëtare për Kërkim Shpëtim të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në këtë trajnim është duke realizuar trajnimin bazik për kërkim-shpëtim urban në Qendrën Ndërkombëtare për Kërkim-Shpëtim (QNTKSH) të FSK-së. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj. “Përveç personelit nga FARSH-it dhe FSK-së, pjesë e këtij trajnimi janë edhe pjesëtarë të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME). Trajnimi ka për qëllim të bëjë përgatitjen dhe aftësimin e pjesëmarrësve për kryerjen e Operacioneve Reale të Kërkim Shpëtimit Urban” – tha Mehaj.