Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Uruci: Filmi ”Paftuar” nuk është vetëm historia e Shqipërisë

NULL NULL
12.08.2015 14:32

Në kuadër të edicionit të 14-të, të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër ‘’DokuFest’’, sot u mbajt edhe konferenca e katërt me radhë, transmeton Klan Kosova.

Në këtë konferencë të pranishëm ishin:

Roland Uruci – regjisor i filmit “Paftuar”,

Karim Aitouna – producent i filmit “I Am The People”,

Amal Ramsis Labib – regjisore e filmit “The Trace of The Butterfly”.

Ndërkaq në kuadër të këtij Festivali Ndërkombëtar, sot foli edhe Roland Uruci:

“Kjo nuk është vetëm historia e Shqipërisë, Meksikanët shkojnë në SHBA, Morokienët – Algjerianët shkojnë në Spanjë dhe ata mbyten në det, Sirianët janë duke shkuar në Turqi … kjo është një histori e gjithë botës.”

Regjisori Uruci këto fjalë për DokuFest i foli teksa po rrëfente për filmin e tij ‘’ Paftuar’’ premiera botërore e të cilit do të mbahet sonte në Dokukino Pllato.

lajme të ngjashme