Urimi i veçantë i gruas për burrin e dhunshëm NULL NULL 10.12.2015 14:30 10.12.2015 14:30 Florence Sabo Campbell, më 6 dhjetor përdori llogarinë e saj në Facebook për t’ia uruar ditëlindjen burrit të saj. Kjo gjë mund të duket si diçka shumë e natyrshme, pra që një grua të ia urojë burrit të saj ditëlindjen në një rrejt social, transmeton Klan Kosova. Por jo, ajo bashkë me urimin për ditëlindje ka postuar edhe një kolazh të fotografive kur ishte shtatëzënë ku shihet e gjakosur. Përmes Facebook-ut ajo dëshironte që e gjithë bota ta kuptonte se nëpër çfarë ka kaluar prej kur është martuar. Ajo ka bërë të ditur se parat e kursyera do i përdor për t’i dhënë fund martesës prej të cilës është dëmtuar aq shumë. Më poshtë mund ta lexoni mesazhin e “urimit” që kishte ajo për burrin e saj. “Urime ditëlindjen burri im që do të jesh ish-burri, James Alphonso Campell njeriu më i dhunshëm dhe më i dobët që kam njohur në tërë jetën time. Shpresoj që kjo ditë do të jetë fillimi i kohës kur ti do të paguash për krimet e tua. Shpresoj se Zoti nuk do të lejojë që të kaloni pa u gjykuar dhe që ligësia juaj të servohet si një torte për ditëlindje gjatë tërë jetës tënde. Ashtu siç më ke torturuar ti mua ditë e natë kur isha në shtëpinë tënde, ligjet e këtij vendi të të kthejnë. I kam mbijetuar mizorive të tua sepse Zoti ishte në anën time, por tani është koha që e gjithë bota ta di se në çfarë martese kam qenë dhe pse i kam kursyer parat e fituara që të filloj divorcin. Shifemi në gjyq, James A Campbell”, u shpreh Florence në Facebook. Kujdes pamjet janë të rënda!