Uragani Milton kalon gadishullin e Meksikës ndërsa qytetarëve u kërkohet të qëndrojnë vigjilent NULL NULL 08.10.2024 12:49 08.10.2024 12:49 Presidenjai e Meksikës (foto dje) këshilloi banorët t'i kushtojnë vëmendje këshillave të sigurisë nga zyrtarët qeveritarë Rreth 1 mijë kilometra larg nga Tampa, uragani Milton ka kaluar skajin verior të gadishullit Jukatan të Meksikës. Më herët gjatë ditës së sotme, presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum u kërkoi qytetarëve të qëndrojnë vigjilentë mes frikës së “shirave të dendur” dhe “erërave të forta” dhe “t’i kushtojnë vëmendje këshillave nga zyrtarët. “Nuk është e pakuptimtë që uragani mund të prekë bregdetin”, paralajmëroi ajo. Me përmbytjet e mëdha që parashikohet gjithashtu të vijnë nga uragani, Sheinbaum atyre që jetojnë në ultësirat e rajonit u tha të shkojnë në strehimoret e stuhisë.