UNRWA: Qindra mijëra ton mbeturina në Gaza kanë mbetur të pa grumbulluara NULL NULL 23.04.2024 16:49 23.04.2024 16:49 Fëmijët kalojnë pranë një grumbulli mbeturinash në një rrugë në Gaza më 28 mars. AFP. Getty Images Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) ka thënë se më shumë se 270 mijë ton mbetje të ngurta në të gjithë Rripin e Gazës mbeten të pambledhura, pasi sipas kësaj agjencie, fushata ushtarake e Izraelit ka ndërprerë shërbimet thelbësore atje. Në janar dhe shkurt, UNRWA dhe Programi i Zhvillimit i OKB-së mblodhën 10 mijë ton mbeturina të ngurta në Gaza, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Ndërkaq, UNRWA gjithashtu bëri të ditur se që nga 21 prilli, deri në 1.7 milion njerëz (më shumë se 75 për qind e të gjithë popullsisë) janë zhvendosur në të gjithë Gazën, shumica disa herë.