Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

UNMIK-u i reagon qeverisë për mbylljen e strukturave paralele në veri të Kosovës

NULL NULL
24.02.2025 21:08

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh ka shprehur shqetësim për mbylljen e strukturave paralele në veri të Kosovës.

Ajo bën thirrje që kjo çështje dhe të tjera të pazgjidhura të diskutohen përmes dialogut Prishtinë-Beograd, transmeton Klankosova.tv.

“PSSP Ziadeh është e shqetësuar për mbylljen e zyrave të financuara nga Serbia në veri të Kosovës dhe ndikimin negativ të këtyre mbylljeve në jetën e përditshme të individëve dhe njerëzve që mbështeten në këto shërbime për mbështetje kritike. PSSP-ja përsërit thirrjet e saj që këto mbyllje dhe çështje të tjera të pazgjidhura të diskutohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në njoftimin e UNMIK-ut.

lajme të ngjashme