Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, hap ekspozitën “Profesionistët e së Ardhmes”

NULL NULL
29.05.2019 17:46

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (USHAF), ka bërë hapjen e Ekspozitës “Profesionistët e së Ardhmes”, e cila organizohet për herë të katërtë në Universitet, si dhe përurimin e Lobby-t për studentë.

Në këtë ngjarje, studentët shfaqën kreativitetin e tyre përmes punimeve të realizuara gjatë punës praktike dhe pjesëmarrësit shijuan Lobby-in e dizajnuar dhe të realizuar nga studentët përfitues në kuadër të Projektit HERAS.

Rektori i USHAF, Agron Bajraktari, falënderoj të pranishmit dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në zhvillimin dhe arritjen e sukseseve të Universitetit.

Ai foli për rëndësinë e kësaj ngjarje, bashkëpunimin me Industrinë dhe akterët tjerë vendor dhe ndërkombëtar.

Po ashtu, falënderoi në veçanti studentët për angazhimin e tyre për zbukurimin e Lobby-t, si dhe përfaqësuesit e HERAS dhe Agjencionin Austriak për Zhvillim (ADA), të cilët u dhanë mbështetje studentëve në realizimin e këtij projekti.

lajme të ngjashme