Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Universiteti i Oksfordit do t’i rinisë testimet e vaksinës kundër COVID-19

NULL NULL
12.09.2020 15:50

Testimet për vaksinën e Universitetit të Oksfordit do të rinisin pasi u ndaluan të dielën e kaluar, pas një reagimi të pashpjegueshëm të vaksinës tek njëri nga vullnetarët .

Universiteti po punon së bashku me kompaninë farmaceotike “AstraZeneca” me të cilën do ta rifillojnë testimin e vaksinës kundër pandemisë COVID-19.

“Globalisht 18 mijë persona kanë marrë pjesë në testimin e vaksinës . Në prova të mëdha si kjo vaksina mund të reagojë ndryshe tek persona të ndryshëm prandaj edhe kujdesi duhet të jetë i madh në mënyrë që në fund ajo të jetë e sigurt për përdorim të gjerë”, thuhet në deklaratën e Universitetit të Oksfordit, shkruan CNN përcjell Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme