Unitedi “refuzohet” nga talenti turk NULL NULL 19.12.2024 13:42 19.12.2024 13:42 Kenan Yildiz i Juventusit feston pas golit të tij ndaj Inter Milanit, tetor 2024. Foto: AP Manchester United ka pësuar një goditje në lidhje me lojtarin e kërkuar, Kenan Yildiz, i cili duket se ka zbuluar se nuk ka në plan që të largohet nga Juventusi. Lojtari turk 19-vjeçar ka shënuar katër gola dhe 5 asiste në 23 paraqitje për Juventusin gjatë sezonit 2024-25, ndërsa në 55 paraqitje në total për Zonjën e Vjetër ka tetë gola dhe gjashtë asiste. Është thënë se United e admirojnë shumë Yildizin, me gazetarin gjerman Florian Plettenberg që ka thënë se “Djajtë e Kuq” janë “impresionuar me zhvillimin e tij”. Megjithatë, i riu ka hedhur poshtë pretendimet se mund të largohet nga “Zonja e Vjetër” në të ardhmen e afërt. “Jam i lumtur në Juventus! Vitin tjetër? E shoh veten këtu duke luftuar për më shumë tituj si lojtar i Juventusit”, ka thënë ai për “Tuttosport”. “Në pesë vjet? Do të jem në fushë, duke dhënë gjithçka nga vetja për të fituar me këtë fanellë. Jam i lumtur te Juventusi”. Për ta ndjekur këtë kompeticion, sikurse të gjitha ligat kryesore sportive të vendit e ato ndërkombëtare, mund të përfitoni nga super oferta e Art Motion, e cila do të jetë në dispozicion për të gjithë, nga data 21 dhjetor. Pos sportit, me pakon SUPREME PLUS e cila ka çmim prej vetëm 27.99€ në muaj, do të mund të shikoni mbi 315 kanale televizive, përfshirë mega spektaklin BIG BROTHER VIP, derisa përfitoni edhe Internet deri në 500 Mbps. Mos e lëshoni rastin, oferta është e limituar!