United injoroi këshillën e Neville-t për Cancelo-n NULL NULL 12.11.2021 15:53 12.11.2021 15:53 Gary Neville e ka zbuluar që Manchester United ia kishte injoruar këshillën për ta transferuar Joao Cancelo-n. Kështu, Cancelo kishte përfunduar te Zonja e Vjetër, gjegjësisht te Juventusi më 2018, teksa më pas kaloi te rivali i Djajve të Kuq, Manchester City. Neville-t i kishte rënë në sy portugezi gjatë kohës kur ky i pari ishte trajner i Valencia-s në sezonin 2015-2016. Pata telefonuar në Angli, mund ta imagjinoni se për cilin klub e kam fjalën, dhe iu pata thënë ‘nëse doni që ndonjëherë ta merrni një lojtar të ri, ai është lojtari të cilin duhet ta merrni’”.