United e pëson nga Wolves NULL NULL 26.12.2024 21:07 26.12.2024 21:07 Foto: AFP Manchester United nuk ka arritur të marrë mësim nga humbja e javës së kaluar nga Bournemouth. Edhe këtë javë pësoi nga Wolves, duke u mposhtur me rezultat 2-0. Pjesa e parë u duk sikur po shkonte në favor të mysafirëve, duke krijuar disa raste shënimi. Mirëpo në pjesën e dytë, Bruno Fernandes u ndëshkua me të kuq që në minutat e para. Kështu, vendësit shfrytëzuan këtë rast, duke marrë lojën nën kontroll. Rreth 10 minuta pas kartonit të kuq, Matheus Cunha shënoi për 1-0. E 9 minuta pas kohës së rregullt, Hee-Chan Hwang shënoi për 2-0. Kështu, United gjendet në pozitën e 14-të me 22 pikë të tubuara, në krahasim me Wolves që gjendet në pozitën e 17 me gjithsejtë 15 pikë në total.