Union Berlini bën historinë në Bundesligë, emëron trajneren e parë grua NULL NULL 15.11.2023 19:16 15.11.2023 19:16 Union Berlini ka shkruar historinë në Bundesligë duke e emëruar trajneren e parë grua. Marie-Louise Eta do të jetë asistente e kryetrajnerit të përkohshëm, Marco Grote, me të cilin kishin bashkëpunuar me U19-shat. Kryeqytetasit janë në formë të tmerrshme sivjet pasi ndodhen në vendin e fundit në tabelë, gjë që i ka shtyrë ta shkarkojnë trajnerin e tyre, Urs Fischer.