Union Berlini barazon me Wolfsburgun (VIDEO) NULL NULL 12.03.2023 22:10 12.03.2023 22:10 Union Berlini ka barazuar në udhëtim te Wolfsburgu me rezultat 1-1, në kuadër të xhiros së 24-të në Bundesliga. Pjesa e parë ka përfunduar pa gola, ani se raste kishte nga dy anët, transmeton Klankosova.tv. Në pjesën e dytë u shënuan dy gola. Fillimisht në epërsi kaluan mysafirët me anë të Josip Juranoviq, në minutën e 72’. Vendësit pas shumë tentimeve arritën ta gjenin golin e barazimit me anë të Patrick Wimmer, në minutën 84’. Ndeshja në fund u mbyll me këtë rezultat 1-1. Union Berlini pas barazimit kalon në vendin e katërt me 45 pikë, pas 24 ndeshjeve. Ndërkohë Wolfsburgu renditet në pozitën e tetë me 35 pikë. /Klankosova.tv.