“Unë erdha”, Berisha-deputetëve të PS-së për rikthimin në Kuvend: Ju ka rënë çehrja NULL NULL 03.12.2024 10:48 03.12.2024 10:48 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në parlament iu drejtua deputetëve të mazhorancës. “Po mbaheni me shpirt ndër dhëmbë. Kot e keni. Unë erdha, ju e dini vetë. E shoh çehren që ju ka rënë, por ia bëtë vetes dhe ju qofshi”, u shpreh Berisha. Kujtojmë se Berisha rikthehet në parlament pas 11 muajsh pasi ishte nën arrest shtëpie. Ditën e sotme në Kuvend diskutohet për buxhetin e vitit 2025./tvklan.al