UNDP ndihmon Kosovën me 3 mijë komplete testimi për zbulimin e Covid-19 NULL NULL 25.04.2020 13:54 25.04.2020 13:54 Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë ia ka dhuruar sot 3,000 komplete testimi për zbulimin e Covid-19, Departamentit të Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovës. Sipas MSH-së, që nga shpërthimi i pandemisë, UNDP është duke punuar ngushtë me autoritetet për të mbështetur përpjekjet në luftën kundër Covid-19, njofton Klan Kosova. Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë: Departamentit të Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë i dhuroi sot 3,000 komplete testimi për zbulimin e COVID-19 Departamentit të Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovës. Kompletet për testim ia dorëzoi Ass. Dr Xhevat Jakupit Valbona Bogujevci, Asistente e Përfaqësueses së Përhershme të UNDP-së. Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, UNDP është duke punuar ngushtë me autoritetet për të mbështetur përpjekjet në luftën kundër pandemisë duke siguruar që të gjithë njerëzit në Kosovë, përfshirë stafin që vepron në vijën e parë, grupet e rrezikuara dhe të margjinalizuara, viktimat e dhunës në familje dhe pakicat. UNDP është fuqimisht e përkushtuar për një partneritet të vazhdueshëm me institucionet e Kosovës dhe ne besojmë që së bashku jemi më të fuqishëm në luftën kundër COVID-19. Në ditët dhe javët e ardhshme, UNDP në Kosovë, së bashku me Agjencitë e tjera të OKB-së dhe partnerë të tjerë të zhvillimit do të vazhdojnë të kontribuojnë për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Kosovës. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.