UNDP: 27.3 për qind e qytetarëve të Kosovës të kënaqur me drejtimin ekonomik NULL NULL 25.07.2024 15:28 25.07.2024 15:28 Sheshi kryesor i Prishtinës Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, ka prezantuar të dhënat e matjes së Pulsit Publik për muajin maj të këtij viti. Në përmbledhjen e 26-të të këtij raporti, UNDP tregon edhe kënaqshmërinë e qytetarëve të Kosovës për drejtimin ekonomik që ka zgjedhur Kosova. Nga kjo del se 27.3 për qind e të anketuarve janë shprehur shumë të kënaqur, krahasuar me 20.20 për qind që qenë në maj të 2023-tës. Derisa 35.9 për qind e të anketuarve kanë qenë neutralë krahasuar me 32.1 për qind në nëntor të vitit 2023, dhe 36.8 për qind kanë qenë shumë të pakënaqur ose të pakënaqur krahasuar me 47.70 për qind në nëntor të vitit 2023. 27.3 për qind e qytetarëve të Kosovës të kënaqur me drejtimin ekonomik Sipas kësaj matjeje, një numër më i madh i burrave (31.2%) krahasuar me gratë (23.4%) kanë qenë shumë të kënaqur apo të kënaqur me drejtimin ekonomik drejt së cilit po shkon Kosova. Të dhënat e zbërthyera sipas përkatësisë etnike kanë treguar se 44.2 për qind e komuniteteve tjera të Kosovës janë shumë të kënaqur ose të kënaqur me drejtimin ekonomik, krahasuar me 26.8 për qind të shqiptarëve të Kosovës dhe 11 për qind të serbëve të Kosovës. Të dhënat e majit të vitit 2024 tregojnë rritje të kënaqshmërisë me drejtimin ekonomik tek të gjitha etnitë, krahasuar me nëntorin e vitit 2023, kur 28.8 për qind e komuniteteve të tjera të Kosovës kanë qenë të kënaqur me drejtimin ekonomik, të pasuar nga 19.5 për qind të shqiptarëve të Kosovës dhe 7.6 për qind të serbëve të Kosovës.