Ultrasit e PSG-së nuk e duan Messin në klub, do ta fishkëllejnë në ndeshjen e radhës NULL NULL 16.03.2023 15:39 16.03.2023 15:39 Lionel Messi ende nuk ka nënshkruar një marrëveshje të re me PSG-në, me ultrasit e klubit të vendosur të fishkëllojnë fituesin e Kupës së Botës në shenjë proteste për një zgjatje të mundshme. Paris Saint-Germain ka pësuar një tjetër dalje të hershme nga kompeticioni i Ligës së Kampionëve në sezonin 2022-23 dhe, pa asnjë zgjatje të marrëveshjes së tij në Francë, Messi është gati të bëhet një objektiv për tifozët e pakënaqur. Mundo Deportivo raporton se anëtarët kryesorë të grupit ultra të PSG-së kanë planifikuar të fishkëllejnë argjentinasin, gjatë ndeshjes në Ligue 1 me Rennes. “Ne do t’i fishkëllejmë Messin këtë të dielë. Ai ka një pagë shumë të lartë në lidhje me atë që ofron në fushë”, raportohet të jetë thënë në mbledhjen e tifozëve, transmeton Klankosova.tv. Ultrasit e PSG-së e shohin Messin si fajtorin më të madh për humbjen e tyre në 1/16 e Champions League nga Bayern Munich, pasi ai nuk arriti të ndikojë në të dyja ndeshjet.