Ulpiana vazhdon lidershipin, mposhti Ramiz Sadikun 1:0 NULL NULL nga Emanuell Syla 14.10.2022 18:44 nga Emanuell Syla 14.10.2022 18:44 Ka mundur të mbetet me një futbollist më pak në start të ndeshjes. Fidan Gerbeshi u ndëshkua me karton të verdhë për një ndërhyrje në futbollistin e Ramiz Sadikut, porse me protestat që bëri ndaj gjyqtarit Ibërdemaj, rrezikoi për të kuqin. Me tensioni filloi kjo përballje e javës së 9-të në Ligën e Parë të Grupit B të premten në Lipjan. Rasti më i rëndësishëm në këtë përballje ishte ai i minutës 21, kur topi i Muratit u fut mes këmbëve të portierit Isufi për të shënuar në fund Tasholli. Në pjesën e dytë, Ulpiana u kthye në mbrojtje për ta ruajtur rezultatin, dhe këtë e arriti. Disa tentime të Ramiz Sadikut shkuan huq e në fund Ulpiana fitoi 1 me 0. Pas nëntë ndeshjeve, Ulpiana është liderë e Grupit B në Ligën e Parë me 19 pikë, kurse Ramiz Sadiku në vendin e shtatë me 9 pikë nga po aq përballje.