Ulpiana, kampione në Ligën e Parë në hendboll NULL NULL nga Endrit Zogaj 17.04.2023 14:42 nga Endrit Zogaj 17.04.2023 14:42 Me fitoren në Gjilan ndaj Dritës, KHF Ulpiana ka kompletuar një edicion shumë të suksesshëm. Skuadra nga Lipjani ka fituar të gjitha 16 ndeshjet kampionale dhe ka fituar titullin e kampionit në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll. Në edicionin e ardhshëm garues, Ulpiana do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës. Të dielën, Ulpiana fitoi në Gjilan ndaj Dritës me rezultat 35:28. Alketa Baftijari i realizoi 12 gola, ndërsa tetë i kishte Ermira Krasniqi. Ulpiana kthehet në Superligë pas një viti mungesë, por këtë herë me synime më të mëdha. Në Ligën e Parë ka lënë prapa KEK-un, Vjosën, Dritën, Trepçën, Prizrenin, Deçanin, CLICK-un dhe Llapushën.