Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Uldedaj shpallet kampion bote në WBO Junior

NULL NULL
16.12.2018 10:31

Boksieri i ri shqiptar, Jurgen Uldedaj u shpall Kampion Bote në kategorinë WBO Junior, të boksit, pasi mposhti argjentinasin Nikolas Leandro Arganaraz , në ndeshjen e zhvilluar në sallën “Feti Borova” të Parkut Olimpik të Tiranës.

Djaloshi 21-vjeçar nga Lezha, zhvilloi një ndeshje të madhe përballë rivalit argjentinas, që duhet theksuar se ishte gjithashtu një boksier mjaft i përgatitur.

Pas plot 10 raundesh, Jurgen Uldedaj u shpall fitues i ndeshjes dhe njëkohësisht kampioni i ri i botës, falë vendimit të gjyqtarëve, që i dhanë më shumë pikë djaloshit lezhjan.

Kjo ishte ndeshja e 9 e Jurgen Uldedajt në boksin profesionist, me lezhjanin që numëron po kaq fitore dhe nuk e ka provuar ende shijen e humbjes./TCh

lajme të ngjashme