Ukshini për krijimin e shtetit bektashi: Rama dëshiron që Shqipëria të jetë në vëmendje NULL NULL 26.09.2024 21:44 26.09.2024 21:44 Ukshini për krijimin e "Shtetit Bektashi": Rama dëshiron që Shqipëria të jetë në vëmendje Krijimi i një “Shteti Bektashi” në Shqipëri, është thuajse ndër temat më të diskutuar në opinion publik në rajon. Propozimi i kryeministrit Edi Rama, ishte pjesë e diskutimit edhe në Rubikon të Klan Kosovës. Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, u shpreh skeptik lidhur me këtë iniciativë. Bile, sipas tij Rama me këtë hap po dëshiron që “Shqipëria të jenë në qendër të vëmendjes”. “Të jetë atraksion, të jetë vëmendje e shtuar në pikat e turizmit”, tha Ukshini në Klan Kosova. Sipas ish-diplomatit kosovar, shefi i qeverisë shqiptare duket se ka “një zbutje të qëndrimit lidhur me këtë propozim”/ Klankosova.tv