Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ukshini: Në Kosovë është kultivuar një frymë antiamerikane (VIDEO)

NULL NULL
27.12.2025 17:40

Historiani Sylë Ukshini ka deklaruar se në Kosovë duhet pranuar ekzistenca e një fryme antiperëndimore, përfshirë edhe atë antiamerikane.

Ai gjatë Maratonës Zgjedhore të Klan Kosovës, theksoi se një klimë e tillë është kultivuar si nga klasa politike në vend, ashtu edhe si pasojë e gabimeve të Perëndimit.

“Pak është kultivuar nga skena politike, pak nga gabimet që Perëndimi ka bërë ndaj Kosovës, sepse Perëndimi ka kërkuar shumë koncesione nga elita politike pas pavarësisë së Kosovës dhe dialogu është ztërzgjatur”, u shpreh Ukshini.

Ai shtoi se këto zhvillime lidhen me interesa gjeopolitike, duke theksuar se brenda Evropës ekzistojnë interesa divergjente.

“Pas pavarësisë, dinamika me të cilën ka ecur Kosova mjaft shpejt, kam përshtypjen se i ka frikësuar disa vende të Evropës Perëndimore, sikur shqiptarët po forcohen shumë dhe po faktorizohen”, tha ndër të tjera Ukshini, njofton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme