Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ukrainë: Gruaja plagoset nga sulmi me dron dhe predha

NULL NULL
06.10.2023 18:39
ukraine sulmi

Një grua është shtruar në spital pasi dronët rusë u lëshuan në qytetin jugor të Ukrainës, Nikopol, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.

Serhiy Lysak, guvernatori i rajonit Dnipro, tha në Telegram se Rusia synoi qytetin sot me katër dronë kamikaze dhe “tre herë me zjarr artilerie”.

Një grua 44-vjeçare ka pësuar plagë me prerje dhe është dërguar në spital, tha ai.

Një hotel, një ndërtesë administrative dhe një objekt infrastrukture u dëmtuan gjithashtu, si dhe dy shtëpi private, disa makina dhe një linjë elektrike, shtoi Lysak.

lajme të ngjashme