Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ukraina sulmon anijen ruse në Detin e Zi (VIDEO)

NULL NULL
01.02.2024 15:36
Anije luftarake në Detin e Zi

Forcat ukrainase thonë se kanë shkatërruar një anije raketore ruse nga Flota e Detit të Zi në një operacion special në Krimenë e pushtuar nga Rusia.

Ivanovets – një anije e vogël luftarake – mori “goditje të drejtpërdrejta në byk” gjatë natës, pas së cilës u fundos, tha inteligjenca ushtarake, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Inteligjenca ushtarake ka publikuar pamjet që pretendon se tregojnë momentin e përplasjes, të ndjekur nga një shpërthim i madh.

Nuk ka asnjë fjalë për incidentin nga autoritetet ruse.

Megjithatë, blogeri ushtarak rus “Voenkor Kotenok” shkroi në Telegram se anija ishte fundosur pasi u godit tre herë nga dronët detarë.

lajme të ngjashme