Ukraina shkatërron 9 helikopterë rusë në Berdyanskun e pushtuar NULL NULL 17.10.2023 20:56 17.10.2023 20:56 Ushtria ukrainase tha se forcat e saj shkatërruan nëntë helikopterë rusë, një sistem të mbrojtjes ajrore dhe një depo municionesh, në një sulm të martën të forcave speciale në territorin e pushtuar nga Rusia. Misioni, i quajtur “Operacioni Dragonfly” nga forcat speciale ukrainase, goditi fushat ajrore në Berdanysk dhe Luhansk, thanë Forcat Speciale në një postim në Telegram të martën. Forcat Speciale thanë se goditën depon e municioneve në Berdyansk në orën 4 të mëngjesit me orën lokale, ndërsa zona e Luhansk u godit në orën 11:00. Po ashtu u tha se kishin marrë informacione për vendndodhjen e fushave ajrore ruse në Berdyansk të pushtuar, raporton UPI, transmeton Klankosova.tv.