Cardiff City turpëron Romën, Ashford shkëlqen me dygolësh NULL NULL 01.08.2026 19:23 01.08.2026 19:23 Cardiff City mbylli fazën përgatitore me një fitore bindëse 4-1 ndaj Romës në miqësoren e zhvilluar në Uells. Heroi i vendasve ishte Cian Ashford, i cili realizoi dy gola, ndërsa në listën e realizatorëve u regjistruan edhe Yousef Salech dhe Ollie Tanner. Roma gjeti golin e vetëm me Paulo Dybalan në pjesën e dytë, por argjentinasi nuk pati ditën e tij më të mirë, pasi në fraksionin e parë humbi edhe një penallti. Skuadra italiane zhvilloi një paraqitje zhgënjyese, ndërsa Cardiff dominoi takimin dhe e meritoi plotësisht suksesin 4-1./Klankosova.tv