Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ukraina shënon numër rekord të rasteve me COVID-19

NULL NULL
13.11.2020 14:39

Ukraina ka regjistruar 11 mijë e 787 raste gjatë 24 orëve të fundit, një rekord i ri.

Ministri i Shëndetësisë së këtij vendi Maksym Stepanov tha se virusi po përhapet me një “shpejtësi uragani”.

Presidenti Volodymyr Zelensky aktualisht është në spital me virusin.

Bllokadat e fundjavës do të jenë në fuqi në të gjithë vendin deri në fund të muajit.

Shumica e bizneseve, me përjashtim të dyqaneve ushqimore, barnatoreve dhe transportit, raporton agjencia e lajmeve Reuters, transmeton Klan Kosova.

Ukraina ka regjistruar më shumë se 515,000 raste dhe 9,422 vdekje, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

lajme të ngjashme