Ukraina, optimiste për shanset e anëtarësimit në BE NULL NULL 02.11.2023 16:59 02.11.2023 16:59 Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha të enjten se ishte “optimist” se Bashkimi Evropian do të hapte së shpejti negociatat e pranimit me vendin e tij. Komentet e tij erdhën derisa ai mori pjesë në një konferencë në Berlin mbi zgjerimin e ardhshëm të Bashkimit Evropian, të cilit vendi i tij shpreson t’i bashkohet. “Ne jemi optimistë. Kemi bërë shumë reforma dhe kemi miratuar ligjet e nevojshme për t’iu përgjigjur rekomandimeve të bëra nga Brukseli”, tha ai për shtypin. Ekzekutivi evropian duhet të nxjerrë një raport më 8 nëntor mbi përparimin e bërë nga Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia, dhe të vendosë nëse do të hapë apo jo negociatat e pranimit, përpara se 27 vendet ta marrin këtë çështje në një samit në Bruksel në mes të dhjetorit, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv. Për të kaluar në fazën tjetër – hapjen e negociatave të anëtarësimit – Komisioni Evropian ka përcaktuar shtatë standarde për Kievin. Këto përfshijnë luftën kundër korrupsionit të përhapur dhe reformën në drejtësi. Pesë vende në Ballkanin Perëndimor (Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia) kanë gjithashtu statusin kandidat. Disa prej tyre kanë negociuar anëtarësimin për më shumë se dhjetë vjet. Kuleba i kërkoi BE-së të miratojë një qasje më të shkathët për pranimin e anëtarëve të rinj.