Ukraina godet depon e naftës në Krime NULL NULL 07.10.2024 12:01 07.10.2024 12:01 Ushtar ukrainas Ushtria e Ukrainës thotë se ka kryer një sulm në një terminal të madh nafte në brigjet e gadishullit të okupuar të Krimesë, i fundit në një valë sulmesh që synojnë objektet energjetike të kontrolluara nga Rusia. Zyrtarët në Kiev thanë se forcat raketore të vendit filluan sulmin në terminalin Feodosia, objekti më i madh i përpunimit të naftës në gadishull – në një sulm gjatë natës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Zyrtarët e instaluar nga Rusia në Krime nuk e kanë konfirmuar sulmin, por kanë pranuar një zjarr në objekt. Nuk raportohet për viktima nga shpërthimi.