Ukë Rugova lirohet për viza, gjobë për allti (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 30.03.2023 20:56 nga Qendresa Tershana 30.03.2023 20:56 Gati për një dekadë, në gjykatë u paraqitë si i akuzuar. Por, të enjten, Gjykata Themelore në Prishtinë, vendosi që djali i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, Uka të mos e bëjë më këtë rrugë. Të paktën për çështjen e vizave shengen, me çka dyshohej se furnizoi qytetarët përmes udhëheqjes së një grupi kriminal, që korruptonin persona në shkëmbim të një leje udhëtimi nga ambasada italiane. Për këtë vepër u shpall komplet i pafajshëm, njofton Klan Kosova. Këtë fat të mirë e pati edhe ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija, pastaj Qefser Baholli e Izet Beqirit. Megjithatë, këta dy të fundit, bashkë me ish-deputetin Ukë Rugova morën nga një dënim me gjobë, për armët pa leje që iu gjeten. Ankesa këtij vendimi mund të bëhet 30 ditë pas pranimit të tij, por shumë më shumë kohë u deshtë deri të ky aktgjykim. Fillimisht, me rastin e vizave shengen ku dyshoheshin 20 persona, u morë misioni i EULEX-it, por pas përfundimit të mandatit, lënda mbeti në duart e institucioneve vendore, që të cilat përfundimisht të enjten dhanë një verdikt. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025