Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Ujku Shigetë” i FSK-së vjen në Gjakovë nga 31 gushti

NULL NULL
29.08.2025 09:44
default

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se nga 31 gushti deri më 5 shtator do ta realizojë ushtrimin fushorë“ Ujku Shigjetë”, në kuadër të përgatitjeve për validimin e Regjimentit të tretë.

Bëhet e ditur se ky ushtrim mbahet në rajonin e Gjakovës, transmeton Klankosova.tv.

“Gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës”.

“E gjithë kjo lëvizje do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit, andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët”, thuhet në një njoftim të kësaj force, transmeton Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme