Ujku hyn në oborr, sulmon 5 vjeçen e Brodit (VIDEO) NULL NULL 28.08.2025 20:35 28.08.2025 20:35 Një ujk, që thuhet të ketë qenë shumë i madh, u fut të mërkurën mbrëma brenda oborrit të një familjeje në lagjen Coklar të fshatit Brod në Shtërpcë. Ai hasi në një vajzë 5 vjeçe, të cilën e sulmoi. Atë, siç raportohet, më pas e tërhoqi zvarrë disa metra, raporton Klan Kosova. Për pasojë, vogëlushja me inicialet A.S. mori goxha lëndime në gjoks, e më pak në shpinë. Ajo u dërgua në emergjencën e Ferizajt, e nga aty, viktima u nis për te QKUK në Prishtinë. Mjekët në klinikën e Kirurgjisë Torakale morën shpejt masat e duhura. Vogëlushes, pas mjekimit, i duhen edhe disa ditë të rehabilitohet. Mbështetje emocionale fëmijës i ka ofruar edhe psikologu klinik. Klan Kosova provoi të flasë edhe me familjarët e saj për të kuptuar si ndodhi rasti. Të njëjtin nuk pranuan të deklarohen, me arsyetimin se për gjithçka folën në Polici. Një përfaqësues i fshatit tha se ky nuk është rasti i parë kur ujqit dhe kafshët tjera të egra, duke përfshirë arinjtë, zbresin deri te oborret e shtëpive. Por, deri tashti, kurrë nuk ka ndodhur të sulmohet dikush, e aq më pak ndonjë fëmijë. /Klankosova.tv