Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Uji përmbyt shtëpitë, marketet dhe ambulanten e Fortesës së Rahovecit (VIDEO)

NULL NULL
06.01.2026 19:44

Nga vërshimet e ujit të martën e 6 janarit u zgjuan edhe banorët e shumë fshatrave të Rahovecit. Reshjet e shiut ua sollën lumin para shtëpive edhe banorëve të Fortesës e Dejnit.

Kryetari i fshatit Fortesë, Elmi Popaj pohon se pothuajse çdo vit mbi 50 shtëpi të këtij fshati përmbyten nga uji. Përveç shtëpive, uji sivjet vërshoi edhe ambulancën e fshatit.

E Gëzim Gashi sajoi një barrikadë për ujin që të mos i futet në oborrin e shtëpisë, raporton Kiks Kosova.

Në betejë me ujin ishte edhe një banor i Dejnit. Masar Bytyqi qëndroi nga ora 2 e mëngjesit duke u përpjekur të ruante biznesin e tij që po vërshohej.

Drejtoresha për Mbrojtje dhe Shpëtim në këtë komunë, Besa Bytyqi nga ora 3 e gjysmë e mëngjesit qëndroi në terren me zjarrfikësit dhe policinë.

Gjendja alarmante që u shkaktua nga reshjet, u bë shkas që Komuna e Rahovecit të formojë Shtabin Emergjent, i cili do të jetë 24 orë në shërbim të qytetarëve. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme