Ujdia ShBA-Iran: Lirohet për një cent nafta në Kosovë NULL NULL 16.06.2026 09:03 16.06.2026 09:03 Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara të derivateve për ditën e sotme. Sipas çmimeve maksimale të lejuara nga Ministria, çmimi i naftës këtë të martë do të shitet për 1.49 euro për litër, një cent më lirë se dje, transmeton Klankosova.tv. Kurse, benzina 1.39 euro për litër dhe gazi 0.67 euro për litër. Nafta bie ndërsa tregjet vlerësojnë rikthimin e furnizimit dhe marrëveshjen e paqes SHBA-Iran