UEFA shpall supergolin e Jasir Asanit më të mirin e xhiros (VIDEO) NULL NULL 15.09.2023 17:48 15.09.2023 17:48 Supergoli i Jasir Asanit është shpallur goli më i mirë i xhiros së gjashtë të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian. Asani realizoi supergol në fitoren 2:0 të Shqipërisë ndaj Polonisë, ku arriti të shënojë me një gjuajtje fantastike. Përndryshe, kombëtarja shqiptare pas pesë takimeve renditet në vendin e parë me 10 pikë në Grupin E. /Klankosova.tv.