UEFA miraton revolucionin NULL NULL 06.10.2025 19:48 06.10.2025 19:48 UEFA ka dhënë “OK”-in për zhvillimin e ndeshjeve të kampionateve kombëtare evropiane jashtë kontinentit! Serie A do të bëjë historinë me sfidën Milan vs Como, e cila do të luhet në Perth, Australi. Ndërkohë, La Liga do të kalojë oqeanin me përballjen Villarreal – Barcelona, që do të zhvillohet në Miami, SHBA. Një hap që synon tregje të reja dhe rritjen e audiencës globale, por që mund të ndezë debat mes tifozëve tradicionalë e atyre që përqafojnë ndryshimin.