UEFA me reportazh për suksesin e Kosovës në Ligën e Kombeve (VIDEO) NULL NULL 23.03.2019 16:59 23.03.2019 16:59 Shtëpia e futbollit europian, UEFA ka përgatitur një reportazh për suksesin e Kombëtares së Kosovës në Ligën e Kombeve. Për këtë reportazh kanë folur trajneri Bernard Challandes, mesfushori Hekuran Kryeziu dhe mbrojtësi Benjamin Kololli, transmeton Klan Kosova. Challandes ka thënë se nuk është i befasuar nga rezultatet e arritura. “Më duhet ta shpreh gëzimin tim me përvojën time të deritanishme në Kosovë. Por, nuk jam aspak i befasuar. Kisha pritur të gjeja një ekip me cilësi”. Në këtë reportazh mbrojtësi Kololli ka thënë se gara për në Ligën e Kombeve nuk do të jetë e lehtë. “Është garë e ngushtë, por asgjë nuk është e lehtë në jetë. Unë mendoj se do të jetë përvojë e re për ne”. Ndërsa mesfushori Kryeziu ka kujtuar ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë. “Ishin ndeshjet e para zyrtare që i luajtëm në Prishtinë. Nuk është vendi i pasur, por kur njerëzit e shohin ekipin e tyre duke luajtur mirë, kjo ka rëndësi të madhe për ta”. klankosova.tv