Udhëtim masiv nga “Torcida” për derbin rajonal të Ligës së Parë NULL NULL 30.10.2025 16:37 30.10.2025 16:37 Atmosferë elektrizuese pritet këtë të shtunë në stadiumin “Ferki Aliu”, ku do të zhvillohet derbi i zjarrtë i Raiffeisen Ligës së Parë ndërmjet Vushtrrisë dhe Trepçës. Sipas raportimeve të fundit, rreth 300 tifozë të Trepçës, të njohur si “Torcida”, do të udhëtojnë drejt Vushtrrisë për të përkrahur skuadrën e tyre në këtë përballje të rëndësishme. Ky udhëtim masiv dëshmon për rivalitetin e fortë sportiv dhe pasionin e jashtëzakonshëm që shoqëron çdo duel mes dy skuadrave me traditë në futbollin kosovar. /Klankosova.tv