Udhëtarët që dje ateruan në Beograd në fluturimin nga Hamburgu sot erdhën në Prishtinë NULL NULL 29.12.2024 11:53 29.12.2024 11:53 Foto arkiv: Aeroporti "Adem Jashari" Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës ka thënë se sot janë kthyer në Kosovë rreth orës 10:00 udhëtarët e fluturimit të djeshëm Hamburg-Prishtinë që për shkaqe teknike ateruan në Beograd të Serbisë. Në një njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës thuhet se udhëtarë u dërguan më pas në Koln të Gjermanisë, dhe erdhën sot në Prishtinë. “Operatori ajror Eurowings, menjëherë ka organizuar dhe ka dërguar një aeroplan alternativ (Flt. Nr. EW6005) për të marrë marrë udhëtaret e mbetur në aeroportin e Beogradit, dhe në ora 22:56 ky aeroplan ka fluturuar me udhëtarët e njëjtë për në qytetin e Köln në Gjermani, ku ka aterruar në 00:45 pas mesnatës”. “Autoriteti i Aviacionit Civil dhe institucione tjera shtetërore të Kosovës bashkë me aeroportin e Prishtinës, kanë qenë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me operatorin ajror Eurowings për sigurinë dhe mirëqenien e udhëtarëve tanë që ishin në këtë fluturim. Udhëtarët e kthyer në Köln, operatori ajror Eurowings i ka sjellur në Prishtinë paraditën e sotme në ora 10:00 (Flt. Nr. EW6006)”, thuhet në njoftim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 51 minuta më parë
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 3 orë më parë