Udhëheqësi suprem iranian kërcënon SHBA-të: Çdo ndërhyrje ushtarake, do sjellë dëme të pallogaritshme NULL NULL 18.06.2025 12:46 18.06.2025 12:46 Një deklaratë e lëshuar së fundi që pretendohet ta ketë dhënë udhëheqësi suprem i Iranit, flet për qëndrimin e tyre nëse SHBA do të ndërhynte në konfliktin me Izraelin. “Çdo formë e ndërhyrjes ushtarake nga SHBA-të do të takohet padyshim me dëme të pallogaritshme”, citon bbc të ketë thënë Khamenei në një fjalim drejtuar popullit të tij, transmeton klankosova.tv. “Njerëzit e mençur që e njohin Iranin, popullin e tij dhe historinë e tij, kurrë nuk flasin me këtë komb në gjuhën e kërcënimeve, sepse iranianët nuk janë ata që dorëzohen.” Tutje ai u shpreh se Izraeli bëri një gabim të madh dhe do të dënohet për këtë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpallen qytetarë nderi Benito Mares dhe Vaughan Smith nga Komuna e Skenderajt 4 minuta më parë
Kosova Sulmi në degën e Gjykatës në Suharekë: Rasti ndodhi pa kaluar kontrollin e sigurisë 28 minuta më parë