Udhëheqësi i Mianmarit shkon në Bangkok, numri i viktimave shkon mbi 3000 NULL NULL 03.04.2025 09:03 03.04.2025 09:03 Shefi i juntës së Mianmarit, Min Aung Hlaing Shefi i juntës së Mianmarit, Min Aung Hlaing, do të udhëtojë në Tajlandë për një samit rajonal, ndërsa vendi i tij po përjeton një nga tërmetet më të fuqishëm e që vrau mijëra njerëz. Tërmeti në Mianmar vrau 3 mijë e 85 njerëz dhe lëndoi 4 mijë e 715, tha junta. Qindra të tjerë janë të zhdukur dhe numri pritet të rritet, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Një zëdhënës i ushtrisë së Mianmarit tha se Min Aung Hlaing ka planifikuar të fluturojë për në Bangkok të enjten, në prag të një samiti që do të mbledhë liderët e shtatë vendeve që kufizojnë Gjirin e Bengalit. Pjesëmarrja e tij do të jetë e pazakontë pasi udhëheqësit e sanksionuar zakonisht janë të ndaluar nga këto ngjarje.