UÇK-ja kthehet në shkollë, i gëzon fëmijët (VIDEO) NULL NULL nga Valdrin Ibishi 30.12.2022 20:12 nga Valdrin Ibishi 30.12.2022 20:12 Disa dhjetëra veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me veshjet që i bartën në luftën e fundit, të premten shkuan për vizitë në Shkollën Fillore “Emin Duraku” në Shtime. Prania e tyre i lumturoi nxënësit. Aktiviteti u bë me rastin e 30 dhjetorit, që shënohet si Dita e Veteranit të UÇK-së. Për rreth 30 minuta, ish-luftëtarët shkuan në secilën klasë, ku mbajtën fjalime të shkurtra. Shënimin e kësaj dite, drejtori Fidan Shaqiri, planifikon ta bëjë të përvitshëm. Veteranët e Shtimes sot bënë homazhe edhe në varrezat e dëshmorëve.