U zhduk që disa ditë, gruaja gjendet e vdekur në kufirin me Serbinë (VIDEO) NULL NULL 30.07.2023 08:28 30.07.2023 08:28 Një grua nga Zubin Potoku është gjetur e vdekur pas disa ditësh kërkimi. Njoftimin e ka bërë të ditur Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim. Në njoftim bëhet e ditur se ajo është gjetur në brezin kufitare me Serbinë, ku edhe kishte rënë në humnerë. “Pas një kërkimi disa ditorë për gjetjen e gruas nga Zubin Potoku, së bashku me Policinë e Kosovës u bë e mundur gjetja dhe tërheqja e trupit nga një vend i vështirë në brezin kufitar me Serbinë”, thuhet në njoftim. Lidhur me rastin para disa ditësh kishte raportuar edhe Klan Kosova. Bashkangjitur e gjeni kronikën e përgatitur nga gazetari Flamur Gajtani.