U zhduk në shkretëtirë për gjashtë ditë, mbijetoi duke u ushqyer me milingona NULL NULL 14.10.2015 13:00 14.10.2015 13:00 Një burrë australian mund të cilësohet me shumë fat, pasi që u gjetë i gjallë pasi kishte humbur në një shkretirë në Australi për gjashtë ditë me radhë. Reginald Foggerdy, është gjetur të martën 170 kilometra larg qytetit Laverton, transmeton Klan Kosova. Foggerdy, të martën e 6 tetorit kishte shkuar në këtë udhëtim së bashku me vëllain e tij, por u zhduk ditën e ardhshme pasi që u largua nga kampi për gjueti. Policia janë shprehur që Foggerdy ka mbijetuar sepse ka qëndruar poshtë një pemë për t’i ikur nxehtësisë përvëluese si dhe tërë kohën është ushqyer me milingona. Në momentin kur është gjetur, ai ishte dehidratuar dhe është shtruar në spital për të marrë tretam mjekësor.